‘Je çmendur?’/ Kapiteni tenton të lirojë pasagjerët, revoltohet kryebashkiaku

Një kroçiere me 7 mijë persona në bord u bllokua në qytetin e Civitaveçhia në Itali mes dyshimeve për koronavirusin. Pasi në bord shpërtheu kaosi, kapiteni i portit tentoi të lironte 1 mijë pasagjerë nga anija Costa Smeralda.

Por kryebashkiaku Ernesto Tedesco u revoltua me komandantin e portit, Vincenzo Lorenzo për këtë urdhër.

“A je çmendur? Kush e dha këtë urdhër”, tha kryebashkiaku, që mbërriti në port me një Fiat 500 dhe bërtiti nga dritarja e makinës.

Mendohet se Leone e dha urdhrin pas disa rezultateve paraprake. Por atij i thanë se duhet të presë rezultatet që vijnë nga Roma. Paniku në kroçiere nisi kur një 54-vjeçare nga Kina shfaqi simptoma gripi mbrëmjen e shkuar.