Mbërrin në Milano blerja më e re e Interit

Pas mbërritjes së Erikssen, Ashley Young dhe Mosses në Milano ka zbarkuar dhe blerja më e re e klubit të Interit, Martin Satriano.

Talenti 18 vjeçar, mbërriti para pak çast në aeroportin e Malpensas nga ku më pas do të niset drejt klubi zikaltër për të kryer vizitat mjekësore.

Sulmuesi uruguaian vjen nga klubi Nacional Montovideos dhe shihet si nja nga futbollistët me më të ardhme në Amerikën Latine.

Sariano luan si pykë në sulm, por mund të përdoret dhe në role të tjera pasi është një futbollist i fortë fizikisht dhe i mirë teknikisht.