Publikohet lista, ja kush u shpall aktori më i mirë turk

Aktorët turq tashmë janë të preferuarit e publikut shqiptar jo vetëm prej talentit të tyre të padiskutueshëm, por edhe pamjes fizike. Çdo vit publikohet një listë me aktorët turq më të mirë, bazuar nga votat e publikut dhe këtë vit rezultati ka qenë surprizues.

Vendin e parë e ka fituar Burak Ozçivit, aktori i cili u bë i njohur nga roli i Kemalit. Ky rezultat është i habitshëm pasi Burak la në vend të dytë Can Yaman, aktorin që ka bërë namin gjatë vitit 2019. Në vend të tretë është Serkan Çayoglu, një tjetër aktor i njohur në Shqipëri nga roli në serialin “Stina e qershive”.

Vendin e katërt e mban Baris Arduç i njohur nga “Dashuri me qira” dhe “Kuzgun” ndërsa vendin e pestë Kenan Imirzalioglu i njohur si Ezel. Një nga aktorët më të famshëm e pas të cilit vajzat çmenden, Çagatay Ulusoy ka rënë në renditje dhe këtë vit është në vendin e 11.