FOTOLAJM/ Ja si duket koronavirusi, amerikanët publikojnë imazhin

Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA publikoi një ilustrim sesi duket koronavirusi, sëmundja që po tmerron botën.

Kjo foto vjen në kohën kur numri i viktimave nga koronavirusi ka mbërritur në 170.

Çdo rajon në Kinë është prekur nga sëmundje. Deri më tani janë 15 vende jashtë Kinës që kanë konfirmuar rastet e koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është e shqetësuar me progresin e sëmundjes.