Reali ‘poker’ ndaj Zaragozas, ‘Los Blancos’ kualifikohen në raundin tjetër

Real Madrid u përball mbrëmjen e sotme ndaj Zaragozës në raundin e 1/16 të Kupës së Mbretit.

Djemtë e Zinedine Zidane fituan me rezultatin e thellë 4-0 dhe vazhduan aventurën në raundin tjetër.

Madrilenët e nisën mirë sfidën pasi që në minutën e 6-të kaluan në avantazh me anë të Varane.

Në minutën e 32’ Lucaz Vaquez dyfishoi rezultatin e takimit. 28 vjeçari shfrytëzoi maksimalisht një asist të Kross dhe goditi bukur nga brenda zone. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë e sfidës.

Në pjesën e dytë Reali shënoi dhe dy herë të tjera me  Vinicius Junior dhe Benzema në minutat (72) - (79).

Gjithashtu në çerekfinale shkoi edhe Real Sociedad që mposhti 3-1 Osasunan ashtu si edhe Villareal që fitoi 0-2 në transfertën ndaj Rayo Vallecanos.

Vuajti shumë Valencia mbajtësja në fuqi e trofeut, që arriti ta eliminonte vetëm pas goditjes së penalltive skuadrën e kategorisë së tretë Cultural Leonesa që në raundin e kaluar bëri surprizën duke nxjerrë jashtë Atleticon e Madridit.