I teti në listë, Dritan Zagani ironizon shpalljen e tij në kërkim nga policia

Dritan Zagani, oficeri i policisë i cili prej disa vitesh është në azil politik në Zvicër, pas përplasjeve me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin ka reaguar pas publikimit të Drejtorisë së Policisë Vlorë të listës së personave në kërkim.

“Policia që duam me paska bërë një nderë të madh , me paska venë të tetin në listen e “trimave” për qarkun Vlorë…

Ndjehem vërtet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…!

P.s…Po interpoli ça pati ,pse ua menderosi kartelen e kuqe për mua….. eee , ka ndonjë nga këta polica të SQUT me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bejne pastaj”, shkruan Zagani në Facebook.