Basha dhe Meta udhëtojnë bashkë drejt Uashingtonit, në të njëjtin avion. Rastësi apo ...

Ashtu siç SYRI.net ka lajmëruar një ditë më parë, Ilir Meta është nisur sot në mesditë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit si president i 45-të i këtij vendi, të Donald Trump.

Por për rastësi apo jo, po sot me të njëjtën linjë dhe për të njëjtin destinacion është nisur edhe kreu i opozitës, Lulëzim Basha.

Tashmë të dy politikanët janë në ajër në avionin Tiranë-Frankfurt, për të marrë aty atë drejt Uashingtonit, pas ftesave të siguruara për ceremoninë e 20 Janarit.

Nuk dihet nëse është një rastësi ky udhëtim në të njëjtën linjë, apo “dikush” është kujdesur paraprakisht të porosisë këtë “koincidencë”.

Gjithsesi udhëtimi, qëndrimi në Frankfurt ku ndërrohen avionët, apo 2-3 ditët e ardhshme qëndrim në Uashington janë të mjaftueshme, për konsumimin e një kafeje me Ilir Metës dhe Lulëzim Bashës.

Aq më tepër në këtë situatë politike që po kalon vendi, kanë shumë se çfarë të flasin. /SYRI.net