Kamerat e sigurisë/ Fluturon sipër shtëpisë, dëgjohet zhurmë e fortë e helikopterit të Kobe Bryant

Janë regjistruar zhurma të forta të helikopterit ku udhëtonte Kobe Bryant vetëm disa sekonda pas aksidentit fatal në afërsi të Kalifornisë.

Në videon më poshtë dëgjoni audion dhe zhurmën e çuditshme që duket si e pazakontë të një helikopteri që fluturon në mjegull dhe më pas ka një fund tragjik me 9 viktima, shkruan SYRI.net.

Banorja Ronna Leavitt ka publikuar në rrjetet sociale një video 43 sekonda nga sistemi i kamerave të sigurisë ku mund të dëgjohet zhurma e helikopterit që ishte shumë pranë ndërtesës së saj.

Leavitt i tha “ABC7” se helikopteri kishte fluturuar sipër kompleksit të saj të banimit dhe kishte bërë një kthesë në formë “U” përpara se të binte në një kodër ku mbeti i vdekur legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë në bord.

Deri në këto komente hetuesit amerikanë kanë konfirmuar se helikopterit i mungonte sistemi i paralajmërimit të terrenit dhe mjegulla e dendur mbase ka gjetur të papërgatitur pilotin që duket se ka kryer manovra të gabuara.

“Daily Mail” ka publikuar këtë video ku dëgjohet zhurma e helikopterit vetëm disa sekonda pas rrëzimit, shkruan SYRI.net. / O.M