ZYRTARE/ Zidane lë jashtë dy yjet e skuadrës për ndeshjen në Kupën e Mbretit

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Zaragozës.

Takim ky që do të luhet sot në orën 21:00, ndërsa trajneri Zinedine Zidane ka bërë me dije listën e skuadrës së tij për takimin e Kupës së Mbretit.

Ai nuk ka grumbulluar në këtë sfidë mesfushorin Casemiro dhe sulmuesin Gareth Bale. I pari është lënë për të pushuar, ndërsa vazhdojnë problemet me sulmuesin uellsian.

Bale ka qenë zhgënjim për Realin dhe trajnerin Zidane në këtë sezon kur iu besua shumë nga francezi dhe iu dha fanella e titullarit.