FOTO/ Kirurgët në New York ndajnë binjakët e bashkuar në kokë

Dy vëllezërit binjakë që ishin të bashkuar tek koka, janë ndarë nga një ekip kirurgësh në New York. Binjakët 13 muajsh, Jadon dhe Anias McDonald iu nënshtruan një operacioni të gjatë që zgjati plot 16 orë dhe tashmë do të kalojnë nëpër procedura të tjera në mënyrë që të mjekët të rindërtojnë kafkat e tyre.

Nëna e dy djemve, Nicole McDonald ka postuar në Facebook një foto të Jadon, vetëm në shtratin e tij pas operacionit. Ajo e ka quajtur ditën e operacionit si “Ditën e lumtur të rilindjes”.