Kim Mehmeti e përjeton tërmetin në Tiranë: Toka është djepi dhe varri ynë, nuk mund t'u ikësh

Tërmeti i mbrëmjes së sotme shkaktoi panik te qytetarët në Tiranë, të cilët dolën në rrugë, gjë që ka ndodhur edhe në rastet e mëparshme.

Por për publicistin nga Shkupi, Kim Mehmeti, kjo nuk është zgjidhje.

I ndodhur në Tiranë, ai shpreh habinë me veprimin e qytetarëve duke shtuar se fatkeqësive të tilla natyrore nuk mund tiu shpëtosh duke dalë në rrugë.

“Jam në Tiranë me tim bir, e ku shumë qytetarë kanë dalë rrugëve të trishtuar nga tërmeti i sontëm. Frika dhe orvatja t’u shpëtosh fatkeqësive janë edhe shenja të vetëdijes dhe mençurisë, mirëpo të mos e dish se toka është djep dhe varr ynë, të cilëve nuk mund t’u ikësh, është shenjë e injorancës njerëzore!”, shkruan Mehmeti në postimin e tij.