Jo vetëm tërmeti/ Lajme aspak të mira edhe nga moti për të mërkurën

Ky eshte parashikimi i motit per diten e merkure.

Sipas Institutit te Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, gjate te merkures priten reshje shiu ne disa zona te vendit.

Me poshte, parashikimi i motit per te merkuren:

Reshjet

Te mërkurën priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive.

Në verilindje të vendit reshjet do të jenë në formë bore.

Temperaturat

Te mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 16 °C

në vendet e ulëta: 11 / 15 °C

në vendet malore: 2 / 10 °C

Era

Te mërkurën pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.