Ekzekutohet 25 vjeçari, punonte roje

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri këtë të martë në Kristinastad të Suedisë.

Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin B. Azemi nga Mitrovica. Ai punonte si roje në një kompani sigurimi, ndërsa nuk dihet ende pse gjeti vdekjen.