'Këshilla' e korçarit më të famshëm: Ja si shpëtojmë një herë e mirë nga tërmetet

Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri rikthyen frikën te qytetarët në Tiranë dhe Durrës, por ka prej atyre që kërkojnë ta kalojnë me nota humori.

Një prej tyre është edhe Ilir Vrenozi, i cili bën një postim epik në rrjetet sociale.

Korçari më i njohur në Shqipëri, i njohur për ironitë e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, jep këshillën se si mund të shpëtojmë prej tërmeteve.

"Ja u them me bindje, hiqni Edi Ramën nga pushteti e nuk do bien më tërmete në Shqipëri ..e sigurt", shkruan Vrenozi në postimin e tij.