VIDEO/ 'Një tërmet...'! Si u përjetuan lëkundjet e tokës live në emision

Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.9 të shkallës rihter goditën sot vendin, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme materiale. Teksa epiqendra ishte Bubq, padyshim që tërmeti u ndje fuqishëm në Durrës dhe në Tiranë dhe jo vetëm.

“Një tërmet, ok! Jemi live. Përjetuam një tërmet jo të vogël ne këto momente qe flasim. Nuk ishte një termet i lehte. Besoj se ishte termet qe u ndje fort ne studio. Presim raportimet e gazetarëve se për çfarë tërmeti behet fjale. Ishte termet i shkurtër.”, tha Balla.

Për më tepër shihni momentet e fiksuara nga kamera në studion e ‘News24’ (Lekundjet nisin në minuten 0:22).