", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Shpërthen aktori Alfred Trebicka për të vetëshpallurit kineastë: Janë sharlatanë!

Aktori, regjisori dhe skenaristi Alfred Trebicka është shprehur i revoltuar për regjisorët e rinj dhe prodhimtarinë e tyre, duke ngritur shqetësimin se po prodhojnë filma njerëz pa asnjë lloj formimi.

Nga studioja 'Vizioni i pasdites' në Vizion Plus, Trebicka u shpreh se kineast është një fjalë shumë e madhe për artin.

'Unë si profesionist do t'i quaja sharlatanë, këtë janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Edhe trumbetojnë se kanë gjetur disa mjete financiare. Mua s'më intereson fare kjo punë, por këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi e thonë 'unë jam kineast'. Fjala kineast është fjalë shumë e madhe. Një njeri që vjen nga asgjëja dhe bën film. Bëjnë skenarin vetë, regjinë vetë, rolet vetë. Dhe vetëshpallen pastaj 'Unë jam regjisor, jam kineast, njoh tregun'. Ka kapur tregun ky, se e di ç'do tregu. Cili treg? Për cilin treg flasin këta?', u shpreh Trebicka i cili i quajti regjisorët e rinj dhe filmat e tyre 'si gripe dhe viruse që gjenden gjithandej'.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Alfred Trebicka per te veteshpallurit kineaste dhe per prodhimet kinematografike te viteve te fundit: Jane sharlatane! #vizionipasdites @vizionplustv @evireci

A post shared by ©?Vizioni i Pasdites (@vizionipasdites) on