Përfunduan takimin me Kurtin e Mustafën/ Ambasadorët perëndimor dalin nga Kuvendi i Kosovës

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, pjesmarrës në takimin e sotëm me Kurtin e Mustafën, kanë lënë ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Por nga takimi nuk janë parë të dalin dy kryetarët e partive, Albin Kurti e Isa Mustafa.

Gjatë daljes nga takimi, i vetmi që ka folur është ambasadori britanik, Nicholas Abott.

Sipas ambasadorit britanik, ai ka deklaruar shkurtë dhe qartë, teksa ka thënë se nuk do të perzihen në punën e koalicionit.

“Ne nuk përzihemi”, ka thënë ai.

Nuk dihet ende nëse takimi që ka nisur që nga ora 17:00, ka përfunduar apo vazhdon akoma mes dy liderëve Kurti e Mustafa.