‘Nuk janë subjekte që hetohen nga SPAK’/ Argumenti dhe karikatura bëhen virale

Hetimi i dosjes 184 të nisur nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për një rreth zyrtarësh të Partisë Socialiste të dyshuar për krime zgjedhore në Dibër vazhdon të mbetet në vendnumëro, ndërkohë që fashikujt shkojnë dhe vijnë nga Tirana në Dibër që prej korrikut të 2019-ës. Më 22 janar, Prokuroria e Dibrës e rikualifikoi veprën penale të kryer në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal” dhe e dërgoi dosjen në drejtim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar, SPAK.

Por SPAK, i ngritur për të luftuar korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar nuk e pranoi atë, duke e kthyer sërish drejt Dibrës vetëm 5 ditë më vonë. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i tha BIRN se procedimi i nisur për manipulimin e votave në Dibër nuk ishte kompetencë e tyre.

“Nga shtatori deri në janar nuk është kryer asnjë veprim hetimor nga prokuroria e Dibrës. Është kualifikuar si ‘grup i strukturuar kriminal’ pa pasur asnjë element të ri,” tha Kraja për BIRN, duke kujtuar se zgjidhja e kompetencës ishte bërë më parë nga ish-kryeprokurorja Arta Marku.

“Asnjë prej personave të shënuar në procedim si të dyshuar, nuk janë subjekte që hetohen nga SPAK,” shtoi Kraja.

Pikërisht ky argument i përdorur nga Kraja se janë subjekte që nuk hetohen nga SPAK, edhe pse aty del e gjithë kupola e PS me lidhjet e saj kriminale, u bë subjekt humori dhe ironie në rrjetet sociale. Ndërkohë një karikaturë e Bujar Kapexhiut për SPAK, u bë virale në rrjet. Ajo u shpërnda edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, me diçiturën: Pa koment.

Ndiqeni më poshtë: