Tottenham nuk humb kohë, gjen menjëherë pasuesin e Eriksen

Vetëm pak orë pasi humbi shërbimet e Christian Eriksen, Tottenham Hotspur zyrtarizoi blerjen përfundimtare të kartonit të mesfushorit argjentinas, Giovani Lo Celso.

23-vjeçari amerikano-jugor u transferua te Spurs gjatë kësaj vere nga Real Betis në formë huazimi për 16 milionë euro me të drejtë blerjeje nga Tottenham në fund, të drejtë të cilën skuadra londineze e shfrytëzoi më shpejt sesa parashikohej, duke paguar edhe 32 milionë euro të tjera për kartonin e tij për një total prej 48 milionë eurosh.

Lo Celso do të jetë pjesë Spurs-ave deri më 30 qershor të vitit 2025.