VIDEO/ Ndërtohet në kohë rekord spitali në Kinë, ofron shërbim për 1 mijë të prekur nga koronavirusi

Ditën e sotme në Kinë është hapur spitali i veçantë për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Punëtorë nga kompani të ndryshme dhe vullnetarë nga Wuhani, kanë punuar për ndërtimin e këtij spitali, që është përfunduar brenda 48 orësh, sipas dailymail.

Sipas autoriteteve mjeksore, spitali do t’i ketë 1,000 shtretër dhe pacientët kanë nisur të akomodohen menjëherë.