VIDEO/ Emocionuese, topi fluturon mbi tabelë dhe ndalet tek numri i fanellës së Kobe Bryant

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Toronto Raptors – San Antonio Spurs në NBA.

Si fillim në këtë ndeshje u fillua me shkelje të rregullës së finalizimit të aksionit prej 24 sekondash për nderë të numrit 24 të Bryant.

Mirëpo, një moment mjaft i pazakontë ndodhi në tentimin e parë për tri pikë.

Topi preku rrethin e koshit dhe më pas kaloi mbi tabelë duke u ndalur tek sinjalizuesi i sekondave të sulmit, ku figuronte numri 24, numri i Kobe Bryant.

Edhe topi e 'donte' Koben, ishte komenti që u pa më shumë në rrjetet sociale pas kësaj ndodhie.