ZYRTARE/ Interi prezanton Christian Eriksen, kontratë deri në vitin 2024

Klubi i Interit ka zyrtarizuar blerjen më të fundit, Christian Eriksen.

Pas ekzaminimeve mjekësore, mesfushori danez ka nënshkruar me zikaltrit një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 nga e cila do të përfitojë plot 10 milionë euro në sezon, përfshirë edhe bonuset.

Gjithashtu edhe klubi i Interit ka prezantuar në faqen zyrtare, Christian Eriksen.