VIDEO-FOTO/ Ngjarje makabre në Korçë, një njeriu i pritet koka

KUJDES PAMJE TË RËNDA

Një person është gjetur i pajetë në afërsi të pazarit të Korçës.

Gazetarja e SYRI TV nga qyteti juglindor raporton se, dyshohet se këtij personi i kanë prerë kokën me sëpatë.

Ngjarja makabre ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar dhe në mes të ditës.

Dhjetëra njerëz kanë parë të tronditur ngjarjen e tmerrshme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri. Ende nuk dihen motivet dhe autorët.