Denoncimi i Malltezit: Rama-Zoto, përveç 370 milionë eurove, tani do t'u marrin qytetarëve edhe 478.800 m2 tokë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Jamarbër Malltezi, ka denoncuar me një shënim të shkurtër në faqen e tij në facebook një tjetër aferë korruptive të qeverisë Rama.

“478.800 m2 tokë do ju merret qytetarëve t’i thurohen Rama – Zoto për impjantin e mbetjeve përveç 370 milionë Euro që i dhuruat, shkruan Malltezi.

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike,  duke denoncuar aferat korruptive të Edi Ramës për menaxhimin e mbetjeve shtron edhe disa pyetje në lidhje me këtë aferë.

"1.Pse do marrë Rama-Zoto 370 milionë euro?
2. Pse duhen shpronësuar 478,800 m2 për interes privati?
3. Pse ka dallime nga kinse studimi i dorëzuar nga Rama-Zoto tek VKM 811 datë 26.12.2018 e miratuar nga Rama-Ahmetaj?", pyet Malltezi.

Ai ka shtuar në postmin e tij edhe fotot e dokumentave.

Ja postimi