Pasioni i çmendur/ Rrëfimi: Kobe Bryant fikte motorin e helikopterit ndërkohë që fluturonin

Basketbollisti legjendar, Kobe Bryant së bashku më vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik me helikopter.

Kobe Bryant kishte një pasion të veçantë për helikopterët. Ai ishte prej kohësh në dashuri me helikopterin e tij, ai madje e përdori atë një herë për t’i bërë një rreng drejtorit të përgjithshëm të LA Lakers, Rob Pelinka, të cilin e frikësoi për vdekje.

Sikurse pati raportuar “LA Times” në vitin 2017, Kobe urdhëroi pilotin e tij të bënte manovra ushtarake me helikopterin, ndërkohë që menaxheri i përgjithshëm i LA Lakers, Rob Pelinka ishte në bord. Madje fiku fare edhe motorin e helikopterit ndërkohë që ishin ende në fluturim në ajër.

“Po më kalonte jeta para syve. Për pak sa nuk pësova një atak në zemër. Ndërkohë, Kobe qëndronte i ulur përkrah meje, krejt i qetë dhe i përmbajtur”- ka treguar Pelinka.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi në Calabasas, Kaliforni dhe dyshohet që mjegulla të jetë faktori kryesor i kësaj tragjedie.