Milani nderon Kobe Bryant, kuqezinjtë luanë me shirit të zi

Vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, Gianna, shtangu e pikëlloi botën e sportit.

Klubi i Milanit ka dalë kundër drejtuesve të Lega Calcio, dhe ka vendosur të luajë me shirit të zi në krah në ndeshjen ndaj Torinos, në nderim të legjendës së basketbollit Kobe Bryant.

Edhe pse kërkesa u refuzua, Milani do të nderoi ish-basketbollistin, i cili njihej si një tifoz i flaktë i kuqezinjve.