Pas Rrahmanit, Napoli arrin marrëveshjen me një tjetër futbollist shqiptar

Napoli thuhet se është pranë transferimit të mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Napoli dhe Verona kanë arritur marrëveshjen për 20 milionë euro plus 4 milionë euro në bonuse.

Ashtu sikur Rrahmani edhe Kumbulla do të qëndrojë te Verona në formë huazimi deri në qershor. Kurse gjatë ditëve në vijim edhe pritet zyrtarizimi i transferimit të futbollistit shqiptar.

Kujtojmë që Marash Kumbulla është vetëm 19 vjeçar por me paraqitjet e tij ka lënë përshtypje te disa klube europiane.