", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Ledina Çelo kujton një nga momentet më të bukura në skenë përballë spektatorit më të dashur të saj

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Ledina Çelo është kthyer pas në kohë duke publikuar një foto të disa viteve më parë, teksa ka performuar në skenën e festivalit të përvitshëm ‘Kënga Magjike’.

“Me djalin tim në skenë. Një nga momentet më të bukura të jetës sime. Duke kënduar në skenë. Shqipëria ime”, ka shkruar Çelo krah postimit të saj më të fundit në rrjetet sociale.

Me siguri ky duhet të jetë një nga kujtimet më të bukura të artistes, pasi pranë saj ndodhet dhe djali i cili e sheh me shumë vëmendje.

Kujtojmë se tashmë Ledina ndodhet në Gjermani aty ku dhe jeton me familjen e saj, duke qëndruar larg skenës shqiptare.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

With my son on stage! One of the most beautiful moments of my life. „Gaboja“ Adrian Hila, @olticurri ?? #singing #on #stage #myalbania

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on