Helikopteri ushtarak rrëzohet në ujërat e Adriatikut, nxirret trupi i pajetë i pilotit

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes kroate, një helikopter një helikopter kroat i Forcave Ajrore Kiowa Warrior është rrëzuar në Detin Adriatik, afër qytetit të Sibenik, duke vrarë një anëtar të ekuipazhit ndërsa një operacion kërkimi është në proces për të gjetur personin e dytë që ishte në bordin e helikopterit.

Por në njoftimin e saj, ministria nuk bëri të ditur numrin e njerëzve që gjendeshin brenda “Kiowa OH-58D”. 

Mediat locale raportojnë se trupi i pilotit është nxjerr nga ujërat.

Helikopteri I rrëzuar ditën e sotme ishte një dhuratë e Shteteve të Bashkuara, për Ushtrinë Kroate.