VIDEO/ Dy ditë pas vizitës së Ramës në Itali, RAI 3 i nxjerr shifrat e drogës: 1200% rritje

Dy ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Romë, televizioni shtetëror italian, Rai3, ka bërë një kronikë të frikshme për kanabisin në Shqipëri, duke ngritur alarmin.

“Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”, thuhet në kronikën e televizionit përtej Adriatikut.

Televizioni Shtetëror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike, eksponenciale të kultivimit të drogës me1200 % vitin e fundit në krahasim me një vit më parë.

Dhe sikur të mos mjaftonte, RAI 3 ka marrë në intervistë prokurorin e Leçes, Cataldi, për ti dhënë një mesazh prokurorisë së vendit tonë për mafian shqiptare dhe fondet e saj

Shihni VIDEON transmetuar sot në edicionin e lajmeve të orës 19.00 nga RAI 3.