S'ka koalicionin qeverisës/ VV njofton takimin e radhës me LDK, me prezencë të ambasadorëve perëndimorë

Pasi ka përfunduar takimi mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që zgjati më shumë se dy orë, liderët e partive kryesore, nuk kanë deklaruar nëse është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e qeverisë.

Pak pas takimit, Lëvizja Vetvendosje ka publikuar një njoftimin mbi zhvillimin e takimit të radhës me VV e LDK, gjatë ditës së nësërme, nën prezencën e ambasadorëve të Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.

Postimi i plotë:

Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.