VIDEO/ Tërmeti 6.8 ballë, ja si shembet godina 5-katëshe në Turqi

Një godinë 5-katëshe në Elazig, qyteti që ishte epiqendra e tërmetit të 24 janarit, po shembet nga autoritetet turke.

Ndërtesa, pallat ku jetojnë disa familje, pësoi dëmtime të rënda nga lëkundjet 6,8 ballë ndaj dhe u vendos boshatisja dhe shembja e saj.

Ndryshe nga Shqipëria, ku në raste të tilla përdoret shembja me tritol, në Turqi kanë zgjedhur mjetet e rënda për të rrëzuar godinën. /Syri.net