Elbasan, ngrijnë qindra kuintalë portokalle dhe agrume. Dëmtime edhe në sera

Ngricat kanë  shkuar dëm qindra kuintal me agrume dhe portokalle në Elbasan.  Dëmtime të mëdha raportohen edhe në serat me domate, tranguj dhe perime të tjera të stinës.

Fakti bëhet i ditur nga fermerë të këtij qarku, por edhe nga qytetarë të cilët tradicionalisht i linin frutat në pemë për ti ruajtur sa më gjatë dhe për ti përdorur sipas nevojave.

Qytetarët elbasanas shprehen se nuk kishin parë një dimër të tillë dhe se nuk ka ndodhur më parë me agrumet ajo që ndodhi sivjet. Për shkak të dëmtimit nga ngricat portokallet dhe limonat janë kalbur prishur dhe kalbur nga ngrica duke i humbur vlerat ushqimore. Madje sipas specialistëve konsumimi i tyre rrezikon intoksikacione.

Specialistja e drejtorisë së bujqësisë, Shpresa Kasa këshillon që  të gjithë qytetarët dhe fermerët  e qarkut të Elbasanit që t'i vjelin prodhimet që në nëntor për t'i shpëtuar dhe që të jenë të konsumueshme në çdo kohë. Infoelbasani.al