VIDEO/ Pamje nga rrethimi i RENEA-s në Shijak, dyshime për pengmarrjen e Jak Prengës

Policia rrethon kompleksin ‘Golden’ në Shijak.

Autoritetet dyshojnë se brenda këtij kompleksi mbahet Jak Prenga, që u mor para disa ditëve peng në Kamëz.

Prenga dyshohet të jetë marrë peng, pas konflikteve të vëllait të tij me një grup kriminaj në Shijak për mos dorëzimin e një sasie kokaine.

49-vjeçari Jak Prenga, u mor peng në Kamëz më datë 17 janar, nga 2 persona të pa identifikuar, të cilët lëviznin me një makinë Range Rover të bardhë.

Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të Fushë-Krujës.