FOTO/ Ermal Fejzullahu i bën sërish dhuratë superluksoze graus së tij

Këngëtari Ermal Fejzullahu nuk humbet asnjë moment për t’i shprehur dashurinë dhe respektin bashkëshortes së tij.

Të gjithë jemi dëshmitarë të suprizave që ai i bën Arianës, e cila nuk nguron t’i ndajë me ndjekësit e saj dhe kjo padiskutim e bën Ermalin një bashkëshort të përkushtuar dhe romantik.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Ermali ka treguar se i ka bërë dhuratë një makinë të tipit, “Range Rover”, ngjyrë gri.

“E gëzofsh”, shkruan Ermali mbi video.

Kujtojmë se ata sapo janë kthyer nga pushimet e tyre në Maldives. Çifti kaluan disa ditëaty bashkë me fëmijë e tyre.