RENEA rrethon Shijakun

Forcat speciale RENEA kanë rrethuar që prej orëve të para të mëngjesit Shijakun.

Burime bëjnë bëjnë me dije se Efektivë të shumtë të RENEA-s në bashkëpunim me FNSH-në kanë bllokuar kompleksin Golden në pronësi të dy vëllezërve, Altin dhe Emiljano Hajri.

RENEA ka rrethuar kompleksin pasi dyshohet se aty fshihen persona me rrezikshmëri të lartë. Operacioni është në vijim dhe nuk dihen më shumë detaje.

Dy vëllezërit, Altin dhe Emiljano Hajri, u arrestuan në vitin 2015 për llogari të drejtësisë italiane, pasi akuzoheshin si të përfshirë në trafikun e drogës në shtetin fqinj.