FOTOLAJM/ Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys

Një aksident i frikshëm është shënuar në Tiranë në këtë ditë më shi.

Aksidenti u regjistrua në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Botanik.

Një makinë u kthye përmbys, kurse në vendin e ngjarjes u pa ambulanca. Ende nuk ka informacione për të lënduarit.

Fotot janë realizuar nga LSA.