VIDEO/ ‘Hajde moj, beja moj...’ Luan Zhegu me Flori Mumajesin tundin avionin me këngë!

Këngëtari i mirënjohur Luan Zhegu është bërë protagonist i një momenti të veçantë në avion, ku ka interpretuar live me kantautorin Flori Mumajesi. Të dy së bashku ata kanë përshëndetur dikë në fluturim nga fonia, me këngën e njohur “Ti më je si një gonxhe”; pranë tyre ndërkohë shfaqet me një tortë një stjuardesë.

Vetë Zhegu e ka publikuar videon në rrjetet sociale ku  flet me kënaqësi për mikun e tij Mumajesi: “Me një nga artistët më të talentuar të muzikës shqiptare, me tironsin tim Flori Mumajesi”