Kina jep alarmin: Virusi përhapet para se të shfaqen simptomat
Koronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në Kinë, mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat, çka e bën kufizimin e tij shumë të vështirë. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët kinezë, raporton BBC. Pa simptomat e sëmundjes, një njeri nuk e di që e ka virusin, por mund ta përhapë atë me lehtësi.
Mendohet se 56 njerëz kanë humbur jetën nga virusi. Ministri kinez i Shëndetësisë, Ma Xiaowei tha përpara reporterëve se aftësia e virusit për t’u përhapur duket se po forcohet.
Provinca e Hubeit në Kinë është izoluar plotësisht. Qyteti Wuhan, prej nga e ka origjinën virusi, i ngjan një qyteti fantazmë. Njerëzit nuk para lëvizin nga banesat, kurse kontrollet e rrepta në rrugë nga ushtria dhe policia të krijojnë idenë e një filmi apokaliptik.
Të dielën, zyrtarët kinezë thanë se kanë vendosur të bllokojnë shitjen e çdo kafshe të egër në vend.
Mendohet se virusi e ka origjinën prej tyre. Ka spekulime se virusi kaloi nga një lakuriq te njeriu.