Takaj: Do të jemi dinjitozë në kampionat!

Vështirësitë janë të mëdha për Skënderbeun, mirëpo deri më tani ka ditur të tregojë se është një ekip për t’u patur frikë.

Dënimi në Europë është padyshim një mungesë e madhe motivimi për vetë lojtarët, por gjithsesi ky klub e ka një shpresë në gjykatën federale. I ftuar në “Zona Gol” është presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili i premton besnikëri ekipit pavarësisht këtyre momenteve të vështira.

“I dinë të gjithë problemet që ka Skënderbeu, e kemi deklaruar që do të jemi dinjitozë në kampionat. Jemi në pritje të një gjyqi, rezultatet i kemi. Ka luhatje se ka lojtarë që nuk janë mësuar me presione, këto zhurma mediatike ndikojnë te Skënderbeu. Është shumë mirë që Flamurtari e Luftëtari të respektojnë kampionatin, ashtu jemi edhe ne se përfaqësojmë Korçën e do të jemi dinjitoz deri në fund.

Kanë qenë vite të suksesshme në arenën kombëtare e ndërkombëtare, për këto Kupa është derdhur shumë djersë e para për të arritur në këto nivele që ka arritur Skënderbeu.