FOTOLAJM/ Tërmeti e ktheu në dunë rëre pallatin brenda pak sekondash

Tërmeti vrastar në Turqi e shkatërroi një pallat në Gezin brenda pak sekondash.

CNN turk tregon pamjet që tregojnë godinën Mavigol, e cila është kthyer në një dunë rëre.

Pallati ishte ndërtuar në vitin 1992 dhe përdorej kryesisht gjatë verës nga turistët.

Në momentin e tërmetit, në pallat për fat kishte vetëm pesë persona. Të tjerët ishin në një dasmë.

Katër u nxorën të gjallë, kurse një grua humbi jetën.