FOTO/ Tërmeti 6,8 ballë, Erdogan viziton të mbijetuarit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vizituar të mbijetuarit e tërmetit 6,8 ballë që tronditi mbrëmjen e djeshme lindjen e vendit.

I shoqëruar nga kreu i parlamentit Mustafa Sentop, nga zëvendësi I tij Fuat Oktay dhe nga ministrat Suleyman Soylu, Murat Kurum, Fahrettin Koca dhe Hulusi Akar pa nga afër gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Deri tani, si pasojë e tërmetit janë regjistruar 29 viktima dhe mbi 1300 të plagosur. /Syri.net