Chelsea kualifikohet në fazën tjetër FA Cup

Chelsea është kualifikuar në rundin tjetër të FA Cup.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard fitoi në transfertë me rezultatin 2-1 ndaj Hull Cityt.

Sulmuesi që po ka pak minuta, Michy Batshuayi, ishte ai që i kaloi në avantazh ‘Blutë e Londrës’, duke realizuar për 0-1në minutë e gjashtë.

Për 2-0 shënoi Fikayo Tomori, ndërsa për vendasit golin e “nderit” e realizoi Kamil Grosicki (78’).