E përqafuar me nënën/ Nxirret nga rrënojat pas 24 orësh vogëlushja. Pamjet prekëse bëjnë xhiron e botës

Pavarësisht numrit të viktimave që vjen në rritje, sërish nuk mungojnë lajme të mira nga Turqia.

Ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë 2,5 vjeç, e quajtur Bulsenur, e cila qëndronte nën rrënoja që prej gati 24 orësh.

Sipas mediave vendase, në momentin e gjetjes, djali ka qenë I përqafuar me nënën e tij, që gjithashtu doli gjallë nga rrënojat, raporton Syri.net.

Nxjerrja e vogëlushit u bë e mundur falë ekipeve të xhandarmërisë turke, ndërsa pamjet emocionuese të momentit të shpëtimit po bëhet virale.

Deri tani, raportohet për 29 viktima dhe për mijëra të tjerë të plagosur. /SYRI.net