Makina përplas motorin, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Himarë.

Një automjet mësohet se ka humbur kontrollin ndërsa po lëvizte me shpejtësi të lartë në vendin e quajtu Potam, ku ka goditur një motor ku udhëtonin dy personat.

Personat e aksidentuar kanë marrë fraktura të rënda në trup dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës.