VIDEO/ Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm, shënon sërish në Turqi

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme në Turqi.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar sërish në fitoren 2-0 që Fenerbahce e mori në shtëpi kundër Basaksehir.

Ai realizoi golin e dytë për skuadrën që po mposht çdo kundërshtar që i del përballë me Muriqin në super formë këtë sezon.

Sulmuesi i ‘Dardanëve’, shënoi golin e 12 në 18 paraqitje në Turqi në minutën e 86-të, ndërsa ka edhe 4 asistime.