VIDEO/ Revoltë në stadiumin e Shkodrës, tifozët: ‘Rama ik...’, hidhen shishe në fushë!

Situatë e tensionuar në stadiumin “Loro Boriçi" të Shkodrës.

Tifozët e Vllaznisë kanë protestuar në mënyrë të ashpër në sfidën kundër Laçit e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 65’ arbitri ndërpret ndeshjen për shkak të situatës së tensionuar të tifozëve shkodranë që në kor brohorasin: "Rama Ik".

Gjithashtu siç mund ta shihni edhe në pamjet më poshtë, në fushë janë hedhur sende të forta edhe shishe uji.