Tërmeti në Turqi/ Erdogan nis hetimet ndaj mediave dhe rrjeteve sociale

Pas tërmetit në Elazig të Turqisë, ku deri tani numërohen 22 viktima dhe mbi 1200 të plagosur pati shumë pastime në rrjetet sociale dhe në disa radio e televizione.

Për këtë shkak, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ankara ka nisur një hetim për ‘postime dashakeqëse me përmbajtje provokuese”, raporton TRT Haber, citon Syri.net.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTÜK) nisi një hetim për komente dhe lajme provokuese në radiot dhe televizionet e vendit.

Nga tërmeti i mbrëmshëm me magnitude 6,8 ballë i shkallës rihter me epiqendër Elazig, deri tani raportohet për 22 viktima dhe mbi 1200 të lënduar. /Syri.net