Takim me strukturat e PD në Tiranë/ Bardhi: Pushteti vendor t’u kthehet qytetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me strukturat e qarkut Tiranë.

Në fjalën  tij Bardhi u shpreh se pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, ndërsa theksoi se Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës drejtohen me kryebashkiakë “ilegjitim, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit”.

"Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës

Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë më të diskriminuarit dhe më të papërfaqësuarit. Ata drejtohen nga kryebashkiakë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit, si në rastin e Kamzës.
 
Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, demokratët në Kamëz, Paskuqan, Vorë dhe Rrogozhinë janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, të gatshëm t’i japin Partisë Demokratike dhe opozitës energjinë e fitores.   
 
Së bashku po punojmë që t’u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar kryeministrin dhe kryebashkiakun që nuk mban premtimet. Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës i pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës", u shpreh Bardhi.