Skandali/ Drejtoria Arsimore urdhër mësuesve ti bëjnë share në FB, Rames

Anëtari i kryesisë së PD Kreshnik Çollaku ka reaguar në një postim në facebok pas zbulimit të mësazheve që shprendajnë drejtuesit e arsimit për të shpërndarë në rrjetin social facebook aktivitetet e kreut të qeverisë.

“Kjo propogande e neveritshme që qelb erë nga epoka e Lenka Çukos është prove e degradimit të plotë të sistemit arsimor”, shkruan Çollaku.

Postimi i plotë:

Mesuesit urdhërohen të bëjnë propogandë për Kryeministrin...
————-
Sot përmes Drejtorit te ZVAT (zyra vendore arsimore tiranë), janë urdhëruar të gjithë Drejtorët e Shkollave në Tiranë, të detyrojnë të gjithë mësuesit e Tiranës të shpërndajnë në rrjete sociale aktivitetin e ditës së Kryeministrit.

Kjo propogande e neveritshme që qelb erë nga epoka e Lenka Çukos është prove e degradimit të plotë të sistemit arsimor, dhunimi flagrant i shtresës më të vyer të shoqërisë mësusit, është një provë se në Shqipëri është instaluar Rregjimi.
Sjellje të tilla janë të denja vetëm për Kore të Veriut.
#NEVERI